Ministri iranian thotë se Ngushtica e Hormuzit do të rihapet kur ShBA të ndalojë ‘agresionin’
09 prill 2026
| 10:47
Khatibzadeh ka deklaruar se Irani do të “ofrojë siguri për kalim të sigurt” përmes Ngushticës së Hormuzit – e cila sipas tij ishte “e hapur për mijëvjeçarë” derisa filloi lufta e SHBA-së me Iranin.
Megjithatë, ai thotë se rihapja do të ndodhë vetëm “pasi Shtetet e Bashkuara ta tërheqin këtë agresion”, duke iu referuar me sa duket sulmeve të Izraelit ndaj Libanit, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Khatibzadeh thotë se Irani do t’i përmbahet “normave ndërkombëtare dhe ligjit ndërkombëtar” – megjithatë, ai thotë se ngushtica nuk është në ujërat ndërkombëtare dhe kalimi i sigurt varet nga “vullneti i mirë i Iranit dhe Omanit”.



