Prishtina forcon lidhjet me SHBA-në: KUSA i bashkohet Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rrjeti Kosovo United States Alumni (KUSA) i është bashkuar “Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026”, duke thelluar bashkëpunimin ndërmjet kryeqytetit dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas Ramës, kjo konferencë, e mbështetur nga U.S. Embassy Pristina në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo, përbën një platformë të rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe institucional.
Ai theksoi se përfshirja e KUSA-s, si një rrjet profesionistësh të formuar në SHBA, krijon një sinergji të fuqishme ndërmjet mbështetjes institucionale amerikane dhe kapitalit intelektual, në funksion të zhvillimit të kryeqytetit.
Njoftimi i plotë i Ramës:
KUSA (Kosovo United States Alumni), rrjeti i profesionistëve kosovarë të formuar në Shtetet e Bashkuara, i bashkohet “Konferencës së Investitorëve Amerikanë 2026”, duke fuqizuar edhe më tej lidhjen strategjike ndërmjet kryeqytetit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 🇽🇰 🇺🇸
Kjo konferencë, e mbështetur nga U.S. Embassy Pristina, Kosovo në partneritet me American Chamber of Commerce in Kosovo, përfaqëson një platformë të rëndësishme bashkëpunimi ekonomik dhe institucional. 🤝
Kjo ndërthurje e mbështetjes institucionale amerikane me kapitalin intelektual të formuar në SHBA krijon një sinergji të fuqishme në funksion të zhvillimit të Kryeqyteti Prishtina.
Mirënjohje për angazhimin dhe gatishmërinë që këtë ekspertizë dhe këtë lidhje të fuqishme me SHBA-në, këta ekspert ta vënë në shërbim të kryeqytetit 🙏
www.prishtinabeyond.com



