Gjiganti turk ia mësyn Edon Zhegrovës

14 prill 2026 | 11:03

Juventusi po planifikon të bëjë revolucion në ekip gjatë verës. Dhe, njëri prej futbollistëve që pritet të largohet nga Torino është edhe Edon Zhegrova.

Ylli i Kosovës nuk po gjen hapësirë nën drejtimin e trajnerit Luciano Spalletti, i cili së fundmi e ka vazhduar kontratën me “Zonjën e Vjetër”.

Kjo nënkupton se ylli i Kosovës duhet t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Juve pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit italian.

Dhe, mediumi turk “Fanatik” ka raportuar se Besiktasi ia ka vënë syrin përfaqësuesit të Kosovës.

Bardhezinjtë nga Stambolli në fund të sezonit do të ndahen me përfaqësuesin tjetër kosovar, Milot Rashica, ndërsa tash duan ta transferojnë bashkëkombësin e tij.

27-vjeçari ishte transferuar tek Juventusi për 15 milionë euro, ndërsa ka kontratë me gjigantin italian deri në vitin 2030.

Është thënë se Besiktasi e ka kontaktuar tashmë menaxherin e “Messit të Kosovës” për të kërkuar informacione rreth situatës së kontratës.

Jo vetëm kaq, duket se edhe vetë Zhegrova është duke e projektuar ndërrimin e klubit dhe të fanellës në fund të sezonit, pas një edicioni mjaft të zbehtë dhe pa hapësira. Ish-futbollisti i Baselit dhe i Lillet i ka zhvilluar veç 447 minuta në të gjitha garat me Juven, ndërsa nuk e ka asnjë gol e asnjë asist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Judit Varga, ish-ministre e Drejtësisë në qeverinë e Viktor Orban…