Real Madridi gati të aktivizojë klauzolën e Schlotterbeckut
14 prill 2026
| 11:51
Real Madridi është duke e shqyrtuar seriozisht transferimin e mbrojtësit gjerman, Nico Schlotterbeck.
Schlotterbeck së fundmi ka rinovuar kontratën me Borussia Dortmundin deri në vitin 2031.
Megjithatë, mediat spanjolle raportojnë se në kontratën e re ekziston një klauzolë lirimi prej rreth 50-60 milionë euro, e cila mund të aktivizohet nga disa klube, mes tyre edhe Real Madridi.



