Ish-kryebashkiaku i New Yorkut, regjistrohet si banor i Tiranës

14 prill 2026 | 12:56

Ish-kryebashkiaku i Nju-Jorkut, Eric Adams tani është shtetas i shtetit të Shqipërisë.

Pak ditë më parë Adams mori nënshtetësinë shqiptare, ndërsa tani ka kryer procedurat e regjistrimit si rezident i kryeqytetit të Tiranës.

Lajmin e ka bërë me dije Kreu i Njësisë Nr. 2, Florian Pullazi, i cili ka publikuar pamjet e procedurës së regjistrimit të tij si rezidentë i Tiranës.

“Eric Adams, banori më i ri i njësisë nr. 2 në Tiranë! Me kënaqësi mikprita sot në ambientet e njësisë administrative nr. 2 në Tiranë, ish-kryetarin e bashkisë së Nju-Jorkut dhe ish-senatorin e njohur, Eric Adams. Eric Adams është një mik i madh i shqiptarëve – sot, shqiptar me pasaportë – përveçse një politikan i njohur për fokusin tek çështjet e sigurisë publike, si ish-kapiten i Departamentit të Policisë së Nju-Jorkut. Siç e thotë edhe vetë ai, marrja e shtetësisë shqiptare është edhe reflektim i lidhjes së gjatë dhe të thellë mes qytetit të Nju-Jorkut dhe komunitetit shqiptar në ShBA. Kënaqësi që, nga sot, e kemi banor të njësisë nr. 2 në kryeqytet!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut,…