Haradinaj kujton Betejën e Zhegocit
Duke kujtuar sot Betejën e Zhegocit, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se nderojnë kontributin e Zonës Operative të Karadakut, rënien e bijve më të mirë të saj, për lirinë e vendit tonë.
“Pranvera që u shënua me pushkët e tyre, lajmëroi fitoren e cila nuk vonoi. Shteti serb, për të shfryer egërsinë dhe mllefin e humbjeve të mëdha në frontet e luftës, pikërisht gjatë Betejës së Zhegocit, do të sulmonte popullatën e paarmatosur në Sllovi të Lipjanit. Njëjtë do të pësonin edhe motrat e vëllezërit tonë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicë. Sot, nderojmë të rënët, rezistencën e sakrificën, dhe zotohemi se nuk do t’i ndalim përpjekjet për drejtësi, derisa i fundit kriminel të merr dënimin që e meriton. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.



