Arrestohen dy persona në Lipjan për përfshirje në vrasje të rëndë

16 prill 2026 | 09:50

Dy persona janë arrestuar ditën e djeshme në Lipjan nën dyshimin për përfshirje në vrasje të rëndë që ka ndodhur më 5 gusht të 2022-tës. Lidhur me këtë operacion, policia ka dhënë detaje përmes raportit 24 orësh.

Ata dyshohen edhe për vepra tjera penale si “Dhënia e ndihmës kryesit pas kryerjes së vepres penale”, “Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve” si dhe “Falsifikim i dokumenteve”.

“Gjatë bastisjes në banesën ku kanë qenë të dyshuarit janë gjetur dhe janë konfiskuar dy pistoleta dhe fishekë të kalibrave të ndryshëm, dokumente të ndryshme që dyshohet të jenë të falsifikuar që i kanë përdorur të dyshuarit për fshehjen e identitetit dhe mashtrime të qytetarëve, si dhe një sasi e substancave narkotike për të cilat është hapur rast i veçantë nga njësia policore për hetimin e narkotikëve. Dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Shtimes ka i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes…