“Pse ke përfunduar keq në jetë dhe bën strateg në lojë?”, Rozana Radi lë pa fjalë Rogertin
Rozana me hyrjen e saj në shtëpi si musafire tregoi edhe një herë se sa lojtare e fortë ka qenë edhe kur ishte vetë në lojë.
Ajo “sulmoi” Rogertin për sjelljen e tij në shtëpi, duke i bërë pyetje të cilave Rogerti duket se nuk dinte si t’u përgjigjej.
Rozana: Për një njeri kaq strateg sa ti e tregon veten, pse s’je bërë strateg në jetën tënde dhe ke dështuar në jetë?
Rogerti: Është e pamundur në jetë të bësh strategun, se jetën e jetojmë, nuk është si lojë jeta.
Rozana: Kush tha?
Rogerti: Ja unë po ta them.
Rozana: Pse ke përfunduar keq në jetë dhe bën strateg në lojë, kur mund të përdorje strategjinë tënde për ta fituar lojën?
Rogerti: Jeta nuk është lojë.
Rozana: Jo, nuk është lojë, por çdo njeri ka një strategji.
Rogerti: Po unë nuk e kam pasur.
Rozana: Po atëherë ç’të duhet strategu në lojë ty?
Rogerti: Po nuk kam vese unë, nuk luaj lojëra fati unë.
Rozana: Si s’ke vese?
Rogerti: Nuk kam.
Reagimi i pakontrolluar i Rogertit pas shpalljes si finalist i BBVA habit shikuesit – thirrje të forta dhe sjellje e pazakontë në studio
Rozana: Po ke vese edhe këtu.
Rogerti: Çka kam këtu?
Rozana: Po nuk ke lojën e fatit, por ke vese të tjera.
Rogerti: Çka kam?
Rozana: Plot, ja këtë që po bën tani e ke ves.



