Sveçla publikon emrin e të arrestuarit në Merdare: I dyshuar për sulmin në Banjskë, ‘koha e tolerancës ka përfunduar’

17 prill 2026 | 21:46

Më herët, Prokuroria Speciale njoftoi se në Merdare është arrestuar një person, i cili dyshohet se ka qenë i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë, dhe se i njëjti është dërguar në mbajtje.

Lidhur me këtë rast ka reaguar, ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla. Ky i fundit ka bërë të ditur se i arrestuar është Stefan Raduloviq.

Postimi:

Terroristët nuk kanë vend në vendin tonë e as nuk do të mund t’i ikin përgjegjësisë pafundësisht. Sot, u arrestua edhe një terrorist i dyshuar, në kërkim, Stefan Raduloviq në lidhje me rastin e sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit me qëllim aneksimin e veriut.

Koha e tolerancës ka përfunduar. Ata do të kapën kudo që hasën. Vazhdojmë pa ndalur për kushtetushmëri e ligjshmëri.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Marrëdhënia” mes Trump dhe NATO-s, vijon të jetë e tensionuar,…