Përparim Rama: Turizmi nuk njeh kufij
20 prill 2026
| 10:21
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se Kosova, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut së bashku, me një zë dhe një vizion të përbashkët, po e dëshmojnë se turizmi nuk njeh kufij dhe se rajoni ynë është më i fortë kur qëndron i bashkuar.
“Në kuadër të Panairi Ndërkombëtar i Turizmit KOSOVA 2026, nënshkruam marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e turizmit, së bashku me përfaqësuesit e Struga dhe Ulqini”.
“Prishtina do të vazhdojë të prijë me vizion, duke ndërtuar ura bashkëpunimi dhe duke e vendosur me krenari në hartën turistike të rajonit dhe më gjerë”, ka shkruar Rama në ‘Facebook’.



