Ndalohen punimet në 16 vendpunishte, 9 prej tyre në Gjakovë
20 prill 2026
| 10:57
Inspektorati Qendror i Punës, ka njoftuar se në vazhdimësi të aksionit inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë Kosovën, ka ndërmarrë veprime të tjera në 48 orët e fundit.
Sipas raportit të fundit, në ditën e katërt të inspektimeve, janë ndalur punimet në 16 biznese, teksa janë dhënë vërejtje në 11 të tjera.
Rastet e ndalimeve janë në Gjakovë, Podujevë dhe Drenas.




