Kurti para takimit me Abdixhikun: Një herë të flasim në takim pastaj ju njoftojmë për rezultatet
20 prill 2026
| 11:45
Kryeministri dhe lideri Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka arritur në Kuvendin e Kosovës për takim me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për të diskutuar për çështjen e presidentit.
Derisa kanë mbetur edhe nëntë ditë për ta zgjedhur të parin e vendit, Kurti ka thënë se do të flas pas takimit për rezultatet e tij.
“Do të flasim pas takimit. Njëherë të flasim në takim dhe mandej iu njoftojmë për rezultatet”, ka thënë Kurti.



