Dienit Isufi, më i miri i xhiros

20 prill 2026 | 16:30

Dienit Isufi i Dukagjinit është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 29-të të Superligës së Kosovës.

Isufi ishte prej më meritorëve që Dukagjini fitoi 3:2 ndaj Gjilanit, të dielën.

Për skuadrën nga Klina ishte fitore shumë e rëndësishme.

Isufi e shënoi njërin prej golave dhe dha kontribut në një tjetër.

“E kemi pasur një ndeshje të rëndësishme kundër Gjilanit dhe këto tri pikë na kanë dhënë vetëbesim që ta presim Ballkanin në mesjavë për kupë, po ashtu na japin edhe qetësi në vijim të kampionatit. Synimi ynë është fitimi i Kupës së Kosovës, në mënyrë që të dalim në Evropë, dhe shpresoj që do ta arrijmë këtë qëllim”, ka thënë Isufi për FFK-në.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda, ka reaguar pasi…