Baraliu: Nëse kalon afati për presidentin, vendi automatikisht shkon në zgjedhje të reja

21 prill 2026 | 10:47

Njohësi i çështjeve kushtetuese, Mazllum Baraliu, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në vend, duke theksuar se nëse kalon afati i përcaktuar, atëherë Kosova do të shkojë automatikisht në zgjedhje të reja.

“Nëse kalon ky afat, atëherë automatikisht shkohet në zgjedhje të reja. Sipas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës”, ka deklaruar Baraliu.

Ai ka sqaruar se një situatë tjetër mund të krijohet vetëm nëse paraqitet ndonjë rast i ri në Gjykatën Kushtetuese, e cila më pas do të mund të përcaktonte një afat tjetër.

“Nëse shkon në Gjykatën Kushtetuese, ajo është gjë tjetër, nëse shkon ndonjë rast tjetër dhe gjykata e përcakton një afat tjetër, por s’besoj se çfarëdo kërkese ajo do jetë indiferente, ajo e sheh përmbajtjen”, është shprehur ai për “FrontOnline”.

Sipas Baraliut, megjithatë, skenari më i mundshëm mbetet mbajtja e zgjedhjeve të reja dhe jo shtyrja e procesit aktual.

“Por kjo është hipotetike, se çka ndodhë, çfarë kërkese do të jetë, por nuk do të ketë shtyrje, por do ketë zgjedhje të reja”, ka theksuar Baraliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka reaguar më shqetësim të…