Amir Rrahmani rikthehet nga lëndimi dymujorësh, pritet të startojë ndaj Cremoneses

21 prill 2026 | 17:07

Pas dy muajsh jashtë fushavë të futbollit, qendërmbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani është afër rikthimit në fushë nga lëndimi.

Mbrojtësi dardan u lëndua në ndeshjen e 15 shkurtit ndaj Romës, lëndim që çoi në mungesën e tij në shtatë ndeshjet e ardhshme të Napolit, derisa në të tetën mbeti në bankën rezervë – në takimin ndaj Lazios të shtunën.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, Rrahmani pritet të luajë nga fillimi në ndeshjen e Napolit ndaj Cremoneses të premten.

Rrahmani u ftua në takimin e Napolit, që e humbi ndaj Lazios në “Diego Armando Maradona” të shtunën, me shifrat prej 2-0, mirëpo nuk u paraqit fare në fushë, gjersa u dërgua të nxehej për një kohë të shkurtër.

32-vjeçari e pësoi lëndimin e tretë këtë edicion ndaj Romës, teksa më parë ishte lënduar edhe në janar, por që kishte munguar për vetëm katër ndeshje.

Lëndimi, i cili e mbajti më gjatë jashtë fushës ishte ai i shtatorit, që e mori në ndeshjen e Kosovës ndaj Zvicrës në Basel.

Rrahmani ishte lënduar në shtator, teksa kishte munguar për 11 ndeshjet e ardhshme të Napolit.

Amir Rrahmani dhe Napoli do të rikthehen në aksion këtë të premte, me ndeshjen ndaj Cremoneses, e cila luhet përsëri në “Maradona”, me fillim nga ora 20:45.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në kohën kur Kosova përballet me sfida të shumta politike…