Lidhja e Bizneseve të Kosovës: Pezullohet tarifa 234€ për kyçje në ujë – Lajm i mirë për bizneset dhe qytetarët

22 prill 2026 | 21:27

Lidhja e Bizneseve të Kosovës, në bashkëpunim me Shoqatën e Ndërtimtarëve të Kosovës, ju njofton se pas një serie konsultimesh dhe angazhimesh intensive me Autoritetin Rregullator për Shërbimet e Ujit, është arritur që të pezullohet vendimi për rritjen e tarifave të ujit.

Në kuadër të këtij vendimi, është pezulluar në mënyrë specifike tarifa e kyçjes në vlerë prej 234 euro, duke bërë që tarifa të mbeten të pandryshuara dhe të vazhdojnë të aplikohen sipas nivelit ekzistues.

Si rezultat i këtij bashkëpunimi dhe dialogu konstruktiv institucional, është siguruar një lehtësim i menjëhershëm për komunitetin e biznesit dhe qytetarët, duke shmangur barrën shtesë financiare në këtë periudhë sfiduese ekonomike.

Ky zhvillim përfaqëson një hap të rëndësishëm në mbrojtjen e interesave të sektorit privat dhe të konsumatorëve, si dhe dëshmon përkushtimin tonë të vazhdueshëm për të adresuar çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien ekonomike dhe sociale të vendit.

Lidhja e Bizneseve të Kosovës do të vazhdojë të jetë zë aktiv në mbrojtje të interesave të afaristëve dhe në promovimin e politikave të qëndrueshme dhe të balancuara ekonomike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një kosovar humbi jetën tragjikisht sot në Zvicër pas një…