Arkivi Ndërkomunal në Gjakovë me objekt të ri dhe kushte moderne
24 prill 2026
| 23:20
Sot u përurua objekti i ri i Arkivit Ndërkomunal në Gjakovë, investim i Ministrisë së Kulturës që përmirëson ndjeshëm kushtet për ruajtjen e materialit arkivor.
Në përurim morën pjesë ministrja Saranda Bogujevci, sekretari i i MKT-së Bislim Bislimi, udhëheqësja e Arkivit Ndërkomunal të Gjakovës, Besiana Haxhibeqiri, Bislim Zogaj, përfaqësues i Agjencisë së Arkivave të Kosovës, dhe përfaqësues të Komunës së Gjakovës.
Objekti i ri, mbi 800 m², zëvendëson hapësirat e mëparshme të pamjaftueshme dhe ofron kushte moderne për ruajtjen dhe menaxhimin e dokumenteve, duke garantuar mbrojtje më të mirë të kujtesës sonë institucionale.




