Peci: Objekti i komunës së Mitrovicës bëhet i qasshëm për personat me nevoja të veçanta

27 prill 2026 | 09:32

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, ka njoftuar se objekti i komunës tashmë është pajisur me ashensor, duke mundësuar qasje më të lehtë për personat me nevoja të veçanta.

Sipas tij, ky investim synon përmirësimin e qasjes në shërbimet komunale për të gjithë qytetarët.

“Nga sot, personat me nevoja të veçanta tashmë në objektin e komunës e kanë ashensorin për qasje më të lehtë”, ka deklaruar Peci.

Ky hap konsiderohet si pjesë e përpjekjeve për rritjen e përfshirjes dhe barazisë në qasjen ndaj institucioneve publike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy nga rivalët më të mëdhenj të kryeministrit izraelit Benjamin…