Tahiri: Qosja ngriti ndërgjegjen kolektive dhe ruajti fjalën e lirë

27 prill 2026 | 10:39

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe veprimtarinë e Rexhep Qosjes, duke theksuar rolin e tij të rëndësishëm në jetën intelektuale dhe politike shqiptare.

Tahiri u shpreh se veprat e Qosjes nuk kanë krijuar vetëm estetikë, por edhe etikë politike, duke prodhuar jo vetëm dije, por edhe ndërgjegje në një kohë kur, sipas tij, fjala shpesh është komprometuar.

“Veprat e Rexhep Qosjes nuk prodhuan vetëm dije, por ndërgjegje në një kohë kur fjala shpesh bëhej kompromis, ai e ruajti këtë për ta përçuar të vërtetën”.

“U dëshmua se mendimi kur është i lirë, është i drejtë, ai dëshmoi se nuk duhet kurrë fjala e lirë e një intelektuali t’i nënshtrohet frikës së pushtetit, qëndrimi i tij prej një intelektuali e bëri atë që ta ngrit vetëdijen kolektive dhe ta rritë këtë në një pikë referimi që u jep kuptim kohëve që vijnë”, tha Tahiri në seancën dedikuar Qosjes i cili vdiq pak ditë më parë në moshën 89-vjeçare.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 10-vjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të çështjes…