GJON FRROKU NGA LEZHA TE NËNË STANA GASHI NË PESHTER TË LIPJANIT

27 prill 2026 | 11:11

Rapsodi i madh i folklorit e kantautori i mirënjohur shqiptar Gjon Frroku nga Qyteti i lavdishëm i Lezhës së Beslidhjes së Gjergj Kastriot Skënderbeut, më 24 Prill 2026, është ngjitur në lartësi mbidetare 1005 metra, dhe enkas e ka vizituar në Kullën e Saj, në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, Nënën Stane Pjetër Gashin!

Nëna e UÇK-së bashkë me djemt e Saj, ish-ushtarët e lirisë, Filipin, Fatmirin dhe Viktorin dhe pjestar të tjerë të familjes e priti me ngrohtësin e madhe të e të bujarisë shqiptare dhe i shtroi buk ne sofrën e saj tanimë të njohur nga i gjithe Kombi ynë, nje figureje të madhe e personaliteti të shquar të shqiptarisë, sepse Gjon Frroku është i dekoruar me Medalje nga Presidenca e Shqipërisë dhe e Kosovës, është Qytetar Nderi i Lezhës dhe i Klinës!

Te Nënë Stana ishte vizita e parë e një artisti me famë kombëtare, me veshje tradicionale shqiptare e me qifteli, nga një figure e jashtëzakonshme e folklorit burimor shqiptar!

Bardi i Kombit Gjon Frroku, emër madhi i folklorit, hyri në kullën legjendë të Nënës së UÇK-së, si shiponjë, këndoi dhe krijoi atmosferë impozante, që nuk do të harrohet kurrë!

Gjon Frroku i madh la nam në Kullën liridashëse të UÇK-së, historia do ta thotë fjalën e saj!

Vizita e Tij do të mbetet historike, sepse shënon një ngjarje te madhe për Nënë Stanen, por edhe paralajmëron Këngën e Tij të famshme për shqiptaren e lavdishme, Nënën e UÇK-së, Nënë Stane Pjeter Gashin, Nënë Terezen e UÇK-së!

Gjon Frroku, Nderi i Qytetit të Lezhës e Klinës, ngriti dolli me raki dhe piu kafe në Shtëpinë Bazë të UÇK-së, iu shtrua sofra e bukës, në atë shtëpi heroike në të cilën kanë hyrë dhe janë ushqyer e kanë dalur të pastruar e të veshmbathuar 8 Heronj e Dëshmor të Kombit që kanë derdhur gjakun për lirinë, çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës nga Serbia pushtuese!

Mjeshtri i Madh i folklorit shqiptar, vigasi i Shkodrës, përfaqësuesi besnik i Krahinës lavdimadhe të Mirditës Gjon Frroku, u vu në rreshtin e gjatë të atyre mbi 300 ushtarëve e ushtareve të UÇK-së, që i ka pritur e përcjellur Nënë Stana dhe u trajtua si biri i Saj, të cilit Nëna në shenje nderimi e respekti gjatë gjithë kohës, ashtu sikur edhe Presidentes Osmani, Udhëheqësit Ali Ahmetit, Ipeshkvit të Kosovës Imzot Dodë Gjergjit, Komandantit të Zonës së Karadakut Ahmet Isufit, të Komandantit të Zonës Llapit Rrustem Mustafës, Komandantit të Brigadës 153 të ZOLL-it Adem Shehut të UÇK-së, Ministrit te Ambientit të Qeverisë së Kosovës Liburn Aliut, Zv. Ministrit e ish-Zv.Komandantit, të Qeverisë e ZOK-ut Shemsi Syla, Kryetarit të Kryeqytetit të Kosovës Përparim Rama, Kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni, Kryetarit të Lipjanit Imri Ahmeti, Kryetarit të Rahovecit Smajl Latifit, Nënkryetarit të Komunës së Artanës Bajrush Imerit, Folsit Legjendar e Historik të Radios Kosova e Lirë Nusret Pllana, Shkrimtarit të madh shqiptar Ibrahim Kadriu, këngëtarit shqiptaro-amerikan Arben Dautaj Krasniqi e shumë të tjerë, në shenjë respekti e nderimi ia mbante dorën me dy duart e saj, me ato duar që ka gatuar qindra e mijëra kafshata buke, që kanë ngrë në sofrën e saj buk, krip e zemër luftëtarët e lirisë, çlirimtarët e Kosovës, që bashkë me SHBA-në e NATO-n e bënë realitet ëndrrën shekullore, largimin e Serbisë pushtuese nga trojet tona!

Gjon Frroku me këngët që i këndoi aty për aty, krijoi famë të madhe dhe përshtypja do të mbetet impozante, e ne veçanti kur përmes vargjeve të kënges i përshendeti djemt e Nënë Stanës që janë me punë në Kroaci!

Kënga e Gjon Frrokut,kushtuar Nënë Stanës do të jetë kurora e gjithëçkaje që Gjoni i Madh bëri për të nderuar e lartësuar kontributin dhe emrin legjendar të Nënës së UÇK-se, Nënës Stane Pjetër Gashi!

Në këtë vizitë historike në fshatin origjinal shqiptar ku këmba e jeniçerëve të Perandorisë pushtuese Osmane, kurrë nuk ka shkelur, është shoqëruar nga mirditori tjetër Prof. Fran Ndue Laska!

Ishte knaqësia ime të isha pjesë këtij evenimenti të madh e të paharruar, vizitë Nënës së UÇK-së, Nënë Stane Pjetër Gashi dhe shoqërim mikut e vëllaut tim, Gjonit legjendar të folklorit shqiptar!

Kulla legjendare, Shtëpia Bazë e UÇK-së, vendi ku ka jetuar e ka luftuar për liri të Kosovës Nënë Stana me bashkëshortin e Saj Bacën Nue, djemt e vajzat dhe gjithë familjen, duhet të vizitohet nga çdo shqiptar atdhedashës e liridashës, nga çdo shqiptar patriot e veprimtar kombëtar!

Aty duhet të shkojnë të gjithë shqiptarët ngado që janë e ta vizitojnë Nënën, t’i dergojnë dhurata e lule, të ia puthin duart e shenjta, ato duar që kanë gatuar buk për qindra luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të bëjnë foto me Nënën e t’i shpërndajnë anë e mbarë globit!

Ismet


,
Prishtinë, 27 Prill 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë homazhe pranë Monumentit…