Kuvendi emëron tre anëtarë të Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim
27 prill 2026
| 15:47
Kuvendi i Kosovës më 57 vota pro, katër kundër dhe një abstenim ka emëruar tre anëtarët e Këshillit Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë së Kosovës për Akreditim.
Driton Vela dhe Florim Gallopeni janë votuar nga Kuvendi për një mandat 4-vjeçar, ndërsa Shkurtë Bajgora me mandat prej dy vjetësh.



