Osmani bën homazhe në Mejë: Dhimbje që përvëlon, por edhe kujtesë për rrugën përpara

27 prill 2026 | 16:01

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të hënën homazhe në Mejë të Gjakovës, në përkujtim të viktimave të masakrës në këtë vend.

Osmani ka theksuar dhimbjen e familjeve të viktimave, duke i përshkruar ato si një pjesë e pandashme e kujtesës së luftës në Kosovë.

“Nënat të forta si guri, por me dhimbje që përvëlon; baballarët me zemra të thyera por me qëndrim stoik; motrat që jetojnë me humbjen e vëllezërve; vëllezërit, nipërit dhe mbesat që e çojnë përpara amanetin e të rënëve. Kjo është Meja!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ajo ka theksuar se Meja mbetet “kryeqendra e dhimbjes”, por edhe një kujtesë që duhet të shërbejë si udhërrëfyes për të ardhmen.

“Rruga përpara duhet të jetë e denjë për sakrificën e martirëve dhe dëshmorëve. Lavdi e përjetshme martirëve të Mejës. Gjaku i tyre u bëftë dritë e përjetshme e lirisë”, ka shkruar Osmani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj ftesës së…