Të martën mbahet akademi përkujtimore për komandantin Naser Shala

27 prill 2026 | 16:18

Një vjetorin e ndarjes nga jeta i Naser Shalës, organizohet akademi përkujtimore për komandantin e UÇK-së. Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant “Ftyrës”, Naser Shalës, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OVL UÇK Malishevë, organizon aktivitete përkujtimore të martën, më 28 prill 2026.

Njoftimi i plotë i komunës së Malishevës:

NJOFTIM – Me rastin e njëvjetorit të ndarjes nga jeta të Komandant “Ftyrës”, Naser Shalës, Komuna e Malishevës, në bashkëpunim me OVL UÇK Malishevë, organizon aktivitete përkujtimore të martën, më 28 prill 2026.

Ora 13:00 – Akademi Përkujtimore

Shtëpia e Kulturës “Tahir Sinani”, Malishevë

Ora 14:30 – Zbulimi i pllakës përkujtimore

Varrezat e fshatit Banjë, Malishevë

Ftohen të gjithë qytetarët të marrin pjesë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me 63 vota pro e 4 kundër, Kuvendi e ka…