Cucurella mund të rikthehet në La Liga
28 prill 2026
| 15:48
Marc Cucurella mund të rikthehet te Barcelona, pasi emri i tij ka filluar të diskutohet sërish në zyrat e klubit katalanas.
Mbrojtësi i majtë, i cili u formua në akademinë e Barcelonës, aktualisht luan për Chelsea FC dhe ka kontratë deri në vitin 2028.
Sipas raportimeve nga Spanja, Barcelona po kërkon përforcime në krahun e majtë të mbrojtjes, pasi nuk është plotësisht e kënaqur me paraqitjet aktuale në atë pozicion.
Profili dhe përvoja e Cucurellas e bëjnë atë një opsion tërheqës për rikthim.
Megjithatë, një transferim i mundshëm nuk do të jetë i lehtë për shkak të kostos së lartë dhe situatës financiare të klubit.



