Gashi: Kosova hyri në krizën më të rrezikshme politike që nga pavarësia

29 prill 2026 | 11:52

Gazetari dhe njohësi i proceseve zgjedhore, Astrit Gashi, ka komentuar situatën e fundit politike në vend, duke theksuar se tashme Kosova hyri në krizën më të rrezikshme politike që nga pavarësia.

“Pa një marrëveshje të madhe politike, Kuvendi Kosovës rrezikon të kthehet në një skenë bllokade të përhershme. Në qendër të kësaj krize qëndron një njeri e ai është Albin Kurti i cili në secilin kalkulim është përsëri kryeministër dhe në variantin më të keq i mjaftojnë vetëm 30 deputetë për ta mbajtur vendin peng në cikle të pafundme zgjedhjesh”, ka shkruar Gashi në “Facebook”.

Ai ka thënë se Kosova sot është praktikisht pa opozitë funksionale pa koordinim.

“Kur dihet se opozitës i bashkohet dhe Vjosa Osmani e cila do të sakaton LDK-në nëse hynë në listë të sajë si iniciativë qytetare apo në ndonjë formë tjetër. Ajo do të dobësojë dhe me shumë opozitën! PDK nuk ka kryesi funksionale ata secili me mund e ‘gjuajnë’ njeri-tjetrin nga kati i katërt i selisë! Në fund, qytetarit nuk i mbetet as analiza, as strategjia por vetëm një rrugë mos të votojë fare nëse nuk sheh njerëz me vlera në lista. E me ketë brumë, kjo bukë që gatuajnë zgjedhjet nuk hahet! Kosova jonë është në rrugë pa krye e neve na mbetet të lutemi! ‘O Zot, mbushi mend këta njerëz sepse në duart e tyre nuk është më vetëm pushteti, por vetë fati i shtetit’ “, ka shkruar Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori kosovar i Hoffenheimit, Leon Avdullahu ka rinovuar kontratën e…