Java e 31 e Superligës, derbi Drita-Prishtina
29 prill 2026
| 12:04
Sot nis java e 31 e Superligës së Kosovës në futboll, ku janë paraparë të zhvillohen tri ndeshje tejet interesante.
Vëmendja pa dyshim do të jetë te përballja mes Dritës dhe Prishtinës, e cila zhvillohet në orën 15:00.
“Intelektualët” janë liderë të tabelës me 57 pikë, derisa “Plisat” renditen në vendin e katërt, me 45 pikë”.
Dy skuadrat të cilat po luftojnë për një vend që dërgon në garat evropiane, Malisheva dhe Gjilani do të luajnë mes vete.
Po ashtu ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe Prishtinës së Re, dy skuadrave që po luftojnë për mbijetesë.



