Nis zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Shkollave

29 prill 2026 | 16:21

Ka nisur zyrtarisht garimi i vajzave në kuadër të edicionit të dytë të Ligës së Shkollave që organizohet në bashkëpunim me komunën e Prishtinës dhe institucionet përkatëse të sportit shkollor.

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka bërë me dije se pas edicionit të parë të suksesshëm të Ligës së Shkollave, ky projekt zhvillimor është zgjeruar tashmë edhe me futbollin e vajzave, me synim për ta rritur përfshirjen e tyre aktive në sportin shkollor dhe duke krijuar mundësi të barabarta për talentet e reja.

“Ky aktivitet është gjithashtu në përputhje me një nga shtyllat kryesore të strategjisë së FFK-së, barazinë gjinore në futboll, duke synuar fuqizimin e vajzave dhe rritjen e pjesëmarrjes së tyre në të gjitha nivelet e garave. Suksese për të gjitha ekipet pjesëmarrëse dhe urojmë për një tjetër një edicion të suksesshëm garash!”, ka njoftuar FFK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e…