Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike për datën e zgjedhjeve parlamentare
30 prill 2026
| 15:13
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nisur takim përfaqësuesit e subjekteve politike, me të cilët do të diskutojë në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet parlamentare.
I pari që ka arritur në këtë takim është kryetari i PDK-së, Bedri Hamza si dhe deputetja e LDK-së, Jehona Lushtaku-Sadriu.
Një ditë më herët, Haxhiu është takuar me kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, për të diskutuar përgatitjet lidhur me procesin zgjedhor.
Pas këtij takimi, Radoniqi bëri të ditur se data 7 qershor shihet si opsioni më i përshtatshëm për mbajtjen e zgjedhjeve. Ai theksoi se, sipas përcaktimeve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhjet mund të organizohen më 31 maj ose më 7 qershor.




