Haxhiu për Vehbi Miftarin: S’është shkarkuar, procedura për lirimin e tij ka filluar në vitin 2025
30 prill 2026
| 16:39
Vehbi Miftari ka konfirmuar se është liruar nga detyra e shefit të Misionit të Kosovës në Vatikan, duke bërë të ditur se ka pranuar dekretin përkatës nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.
Për këtë është deklaruar vetë Haxhiu. Kjo e fundit ka thënë se procedura për lirimin e Miftarit ka filluar vitin e kaluar.
“Unë nuk do ta quaja shkarkim. Çdo kthim nga misioni diplomatik nuk është shkarkim. Në diplomaci ka emërime, ka kthime, ka rotacion, dhe ka nevojë që shërbimi i jashtëm të funksionojë sipas ligjit, dhe nevojave të shtetit. Pra sa i përket Miftari, procedura për lirimin e tij, ka filluar në vitin 2025. Unë kam trashëguar një numër të madh lëndësh”, ka thënë Haxhiu.



