Ariana Musliu Shoshi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se zgjedhjet duhet të jenë garë idesh, e jo betejë propagande.
Në një shkrim në Facebook, ajo ka thënë se shtatë qershori është një moment i rëndësishëm për demokracinë e vendit.
“7 qershori është një moment i rëndësishëm për demokracinë tonë.
Pas një periudhe të tensioni politik, qytetarët e Kosovës marrin sërish në dorë vendimin më të madh, drejtimin e vendit.
Zgjedhjet duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande.
Duhet të jenë rikthim i besimit, jo thellim i ndasive.
Duhet të jenë përgjegjësi, jo improvizim.
Kosova ka nevojë për stabilitet institucional, e për politika që i shërbejnë qytetarit e JO pushtetit.
Në këtë rrugë, Partia Demikratike e Kosovës,
mbetet e përkushtuar për një vizion të qartë, për zhvillim dhe për rikthimin e dinjitetit të shtetit.
Le të jetë kjo një garë e ndershme, me standarde të larta dhe me respekt për vullnetin qytetar”, ka shkruar ajo.