Më 9 maj përkujtohet 27-vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Fatmir H. Hyseni

06 maj 2026 | 10:18

Më 9 maj shënohet 27-vjetori i rënies së Dëshmorit të Kombit, Fatmir H. Hyseni dhe Skënder Gashi të cilët kanë rënë heroikisht në luftime kundër forcave ushtarake serbe, në vendin e njohur si “Guri i Bardhë” në Potok. Me këtë rast, në ora 12:00 do të mbahen homazhe pranë Varrezave të Dëshmorëve në Penuh të Podujevës. Ndërsa vizitat përkujtimore në vendin e rënies, tek “Guri i Bardhë”, do të zhvillohen sipas mundësive, pasi koha e saktë nuk është e përcaktuar. Kujtimi për dëshmorët Fatmir H. Hyseni dhe Skënder Gashi do të mbetet i përjetshëm. Lavdi e përjetshme të gjithë Dëshmorëve të Kombit.

https://www.epokaere.com/ne-26-vjetorin-e-renies-perkujtohen-deshmoret-e-zoll-it-fatmir-hyseni-dhe-skender-gashi/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar çmimet e…