Rapidi synon transferimin e Meriton Korenicës
06 maj 2026
| 11:40
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Meriton Korenica mund të ndërroj skuadër në verë, por jo edhe kampionat. Korenica mund të transferohet nga Cluji te Rapid Bukureshti, ka raportuar mediumi “Fanatik”.
Korenica pritet t’i bashkohet trajnerit aktual të Clujit, Daniel Pancu, i cili ka arritur marrëveshje për ta drejtuar Rapidin nga edicioni i ardhshëm.
Në mesin e katër lojtarëve që Pancu synon t’i afrojë te Rapidi është edhe futbollisti Meriton Korenica. Korenica 29-vjeçar me Clujin ka kontratë deri në verën e vitit 2027. Ai ka realizuar 12 gola në të gjitha garat e edicionit aktual dhe ka kontribuuar me nëntë asistime për Clujin.



