AAK-së i bashkohet veterani i UÇK-së, Agron Kajtazi, nga Runiku i Skenderajt 

07 maj 2026 | 10:32

“Agroni qysh herët filloi angazhimin për liri, ku shërbeu me nder si 16-vjeçar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa shërbimin ndaj atdheut e vazhdoi edhe në shtetndërtim, në uniformën e TMK-së”, ka shkruar në ‘Facebook’ kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Haradinaj ka theksuar se qasja e tij politike, si në nivel lokal ashtu edhe në atë nacional, ka qenë aktive, duke shërbyer për një mandat edhe si asamblist në Kuvendin Komunal të Skenderajt në vitet 2017–2021.

“Agroni i bashkohet listës së Aleancës për zgjedhjet e 7 qershorit, duke sjellë me vete përvojën, përkushtimin dhe besimin në rrugëtimin tonë të përbashkët në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u pyet për bashkëpunimin e…