Arsenali rrugës për t’u bërë klubi më i pasur në Angli
07 maj 2026
| 15:37
Arsenali është rrugës për t’u bërë klubi më i pasur në Angli, raporton Sky Sports.
Ata pritet ta kalojnë Liverpoolin dhe Manchester Cityn si klubi me të ardhurat më të mëdha.
Një gjë e tillë pritet të ndodhë herën e radhës kur të publikohen llogaritë e tyre.
Topinjtë po gëzojnë sukses viteve të fundit, teksa sivjet janë në garë edhe për Ligën e Kampionëve, edhe për Premier Ligë.



