Pavarësisht disfatës në zgjedhjet lokale, Starmeri thotë se nuk heq dorë nga kryeministria
08 maj 2026
| 12:31
Kryeministri britanik, Keir Starmer ka thënë se nuk do të largohet nga ky post, pavarësisht se rezultatet e para të zgjedhjeve lokale në Angli tregojnë humbje të madhe për Partinë Laburiste dhe fitore për partinë “Reform UK”.
Në anën tjetër, lideri i Reform UK, Nigel Farage, ka thënë se Laburistët po “fshihen nga harta” dhe se rezultatet përfaqësojnë “një ndryshim vërtet historik” në politikën britanike, raporton “BBC”.
Deri tani, Laburistët kanë humbur kontrollin e tetë këshillave lokalë, ndërsa “Reform UK” ka fituar rreth 400 vende.
Sidoqoftë, priten ende rezultate të tjera gjatë vazhdimit të numërimit.



