Inspektorati i Punës ndalon 126 punime në sektorët me rrezikshmëri

08 maj 2026 | 12:38

Inspektorati Qendror i Punës, në zbatim të vendimit të ministrit të Ministrisë së Punës, Familjes dhe Vlerave të Luftës Çlirimtare (MPFVLÇ) dhe në përputhje me mandatin e tij ligjor, ka njoftuar se ndërmarrë aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë, në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku ka ndaluar 126 punime.

Inspektorati Qendror i Punës ka thënë se raporti i prezantuar paraqet rezultatet përmbledhëse të inspektimeve, të realizuara në kuadër të këtij aksioni.

Në përfundim të aksionit, të gjitha subjektet ndaj të cilave është shqiptuar masa e ndalimit të punimeve, procesohen automatikisht në Gjykatën për Kundërvajtje, përkatësisht për shkeljet e konstatuara.

“Procesi i riinspektimeve do të zhvillohet në ditët në vijim të aksionit, sipas afateve kohore të përcaktuara nga inspektorët për eliminimin e parregullsive. Eliminimi i parregullsive nënkupton procesin kur subjekti i inspektuar ka ndërmarrë veprime për përmirësimin e gjendjes së SSHP-së. Rastet e proceduara në polici nënkuptojnë rastet kur punëkryerësit/investitorët kanë vazhduar punimet në kantier në kundërshtim me vendimin e inspektorëve për ndalim të punimeve, si dhe dëmtimin e shiritit ndalues. Rastet e paraqitura në polici nuk barazohen numerikisht në tabelë, pasi ato janë raste ndaj punëdhënësve/investitorëve që kanë në fuqi vendimin për ndalim të punimeve”, ka njoftuar MPFVLÇ-ja.

 

 

May be an image of football and text that says 'REPUBLIKA E KOSOVES/REPUBLIKA KOSOVA/ REPUBLIC OF QEVERIA E KOSOVES VLADA /GOVERNMENT OF KOSOVA Ministria per Punë, Familje dhe Vlerat Luftes Çlirimtare Ministarstvo rada, porodice i rednosti osłobodilačkog rata Ministry ofLabor, Family and Values of the Liberation War Inspektorati Qenarori Punës/ Centraina Inspektorat Radal Central Labour Inspectorate INSPEKTORATI QENDROR QENDRORIPUNES PUNES RAPORTI PERMBLEDHES I INSPEKTIMEVE INSPEKTIME 300 RINSPEKTIME 143 NDALIM PUNIMEVE LEJIM PUNIMEVE 38 126 VEREJTJE PA VEREJTJE 121 ELIMINIMI PARREGULLSIVE 86 PROCEDIME NE POLICI 70'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka…