Lushtaku pret Hamzën në Skenderaj

10 maj 2026 | 13:11

Ish-deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku përmes një postimi ka bërë të ditur se kafën e mëngjesit e ka pirë me kryetarin e kësaj partie Bedri Hamza në qytetin e Skenderajt.

Lushtaku një ditë me parë është dalë hapur ‘pro’ kthimit të Fatmir Limajt në PDK dhe fytjes së tij në listën e kësaj partie për zgjedhjet e 7 qershorit, raporton IndeksOnline.

“Ju dëshirojmë një fundjavë të këndshme, bashkë me Kryeministrin në ardhje Bedri Hamza”, ka shkruar Lushtaku.

Ai nuk ka bërë të ditur se çfarë është diskutuar në takim. Sidoqoftë në postim kanë vërshuar komentet të cilët kanë kërkuar kthimin e Limajt në PDK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fshatin Suharekë është mbajtur një ceremoni përkujtimore në nder…