Hoxhaj në Grykën e Carralevës, pranë familjarëve, veteranëve dhe miqve të dëshmorëve të Brigadës 60 (video)
10 maj 2026
| 16:25
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-deputeti, Enver Hoxhaj, ka kujtuar dëshmorët e Brigadës 60 të UÇK-së gjatë një vizite në Grykën e Carralevës.
Hoxhaj tha se pranë familjarëve, veteranëve dhe miqve të dëshmorëve ndjeu dhimbjen dhe krenarinë që, sipas tij, e bart kjo tokë për bijtë e saj që sakrifikuan për lirinë e Kosovës.
“Në Grykën e Carralevës, pranë familjarëve, veteranëve dhe miqve të dëshmorëve të Brigadës 60, ndjeva dhimbjen dhe krenarinë që e bart kjo tokë për bijtë e saj që sakrifikuan për lirinë që kemi sot. Ka plagë që koha nuk i shëron kurrë, por ka edhe emra që nuk harrohen përjetë. Lavdi dëshmorëve të UÇK-së!”, ka shkruar Hoxhaj në ‘Facebook’.



