HIMNI KOMBËTAR ËSHTË PASQYRË E GUXIMIT POLITIK DHE VETËDIJES KOMBËTARE E SHTETËRORE

10 maj 2026 | 15:31


Ismet Sylejmani

Mosekzekutimi i himnit kombëtar, në një shtet kur në çdo eveniment kombëtar e politik brenda e jashtë në hapsirë është ekzekutuar, mund të ndodhë për arsye të ndryshme politike, ideologjike, diplomatike, organizative, represive ose në rast ekstrem të kërcënimit të fshehtë apo të hapur të ekzekutivit shtetëror!

Në disa raste mosekzekutimi i himnit kombëtar është çështje e shmangies së qëllimshme, kurse në disa raste të tjera mosekzekutimi i himnit kombëtar lidhet me tensione të identitetit kombëtar dhe kriza politike shumë më të thella, se sa ato që mund të shihen në sipërfaqe!

Shkaqet më të zakonshme të mosekzekutimit të himnit kombëtar janë ato kur në disa shtete shumëetnike ose me rrethana të ndërlikuara historike, në mungesë të guximit politik të liderëve e drejtuesve të partive, përdoret vetëm himni shtetëror, himni partiak dhe jo himni kombëtar, apo në rastinin ekstrem asnjë himn nuk ekzekutohet!

Kjo ndodh shpesh kur shteti dhunshëm ose në mënyrë paqësore e me dinakeri, përpiqet të ndërtojë identitet qytetar mbi identitetin etnik që e ka në vend një popull a një komb!

Anashkalimi i himnit kombëtar bëhet për shkak të presioneve shtetërore, të frikës nga reagimete ndryshme politike, të tensioneve ndëretnike, ose të frikës nga interpretimet e ndryshme nacionaliste në shtet!

Në raste të ngjashme kur krizat janë të mëdha, shpesh përdoret arsyetimi se duam të ruajmë stabilitetin dhe balancimin politik në shtet!

Por këto shfaqje, si kjo e mosekzekutimit të himnit kombëtat shihen si mungesë e guximit politik dhe zbehje të identitetit kombëtar, frikë të lidershipit dhe pazare të fshehta të pushtetit në kurriz të çështjes kombëtare!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar ndodh kur elita politike ose institucionale fillon të largohet gradualisht nga besnikëria kombëtare për shkak të presionit ekstrem të ekzekutivit shtetëror antikombëtar, të orientimeve të reja politike, ose përpjekjes për ta shmangur identitetin kombëtar e për t’i dhënë epërsi modernizmit, kjo në mungesë të guximit të përballjes së drejtpërdrejtë!

Në këto raste, himni shihet si diçka primitive, emocionale ose pengesë për integrime shtetërore!

Ky koncept i shfaqur shpesh shkakton reagim të fortë tek qytetarët që e konsiderojnë kombin dhe simbolet kombëtare pjesë relevante të funksionimit të shtetit!

Ka vende e shoqëri tendencioze ku tentohet të futet dallimi në mes himnit shtetëror dhe himnit kombëtar historik, sikur edhe e kundërta!

Himni shtetëror nuk e zëvendëson himnin kombëtar, edhe nëse tentohet nuk krijon identifikim emocional, sepse shumë qytetarë vazhdojnë ta ndjejnë himnin kombëtar si simbolin e tyre real, ai shtetëror është në rendin e dytë dhe duhet të jetë!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar vjen nga pasiguria politike, nga presioni i faktorëve të jashtëm dhe të brendshëm joetnik!

Ekzekutimin e himnit kombëtar, udhëheqjet e shteteve që nuk kanë lashtësi kombëtare, e konsiderojnë mungesë të vetëdijes shtetformuese!

Kur mungon himni shtetëror është mungesë e dinjitetit institucional!

Kurse kur mungon himni kombëtar është mungesë respekti për historinë, ose shkëputje nga ndjenja kombëtare!

Himni kombëtar nuk është vetëm muzikë! Himni kombëtar përfaqëson kujtesën historike, luftërat, gjakun e derdhur për liri, sakrificën, identitetin dhe ndjenjën e përkatësisë origjinale nacionale!

Prandaj mungesa e tij mund të konsiderohet ftohje ndaj identitetit kombëtar, braktisje e historisë, ose krizë e vetëdijes kombëtare!

Nga ana tjetër, në demokraci moderne dhe shtete antikombëtare ekziston mendimi se respekti ndaj kombit nuk matet vetëm me simbole, por edhe me drejtësi shtetërore, zhvillim shtetëror, mbrojtje të interesit publik, me zhvillim, me drejtësi racore dhe me kualifikim profesional dhe funksionim të shtetit!

Megjithatë, për shumicën e popujve, himni mbetet një nga shenjat më të forta të sovranitetit, identitetit dhe krenarisë kombëtare!

Mosekzekutimi i himnit kombëtar mund të jetë edhe për shkak të organizimit të dobët, të gabimeve protokollare ose mungesë koordinimi që është vështirë për t’u besuar!

Prishtinë, 10 Maj 2026!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një intervistë e dhënë nga Fatmir Limaj më 17 shkurt…