OVL e Zonës Operative të Llapit nderon veprimtarin Ragip Xhaka për kontributin kombëtar

10 maj 2026 | 14:53

Shoqata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së – Zona Operative e Llapit (ZOLL), në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e tij kombëtar, ka nderuar ish-të burgosurin politik dhe veprimtarin e çështjes kombëtare, Ragip Xhakën.

Ragip Xhaka, i njohur gjithashtu si babai i futbollistëve me famë botërore, Granit dhe Taulant Xhaka, u vlerësua për angazhimin dhe veprimtarinë e tij ndër vite në shërbim të çështjes kombëtare.

Në emër të OVL-UÇK-së së Zonës Operative të Llapit, mirënjohjen për z. Ragip Xhaka e dorëzuan Rafet Llapashtica dhe ish-komandanti i ZOLL-it, gjenerali Rrustem Mustafa – Remi.

Përfaqësuesit e shoqatës vlerësuan lartë sakrificën dhe kontributin e Ragip Xhakës, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së vlerave kombëtare dhe respektimit të figurave që kanë dhënë shumë për atdheun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çështja e shtyrjes së shpalljes së aktgjykimit nga Dhomat e…