AAK-ja mbledh sot Këshillin e Përgjithshëm, diskutohen lista zgjedhore dhe përgatitjet për Kuvendin Zgjedhor të partisë

11 maj 2026 | 15:00

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të mbajë sot (e hënë) një mbledhje të Këshillit të Përgjithshëm.

Takimi mbahet në selinë qendrore të Aleancës duke filluar nga ora 17:00.

Ky takim partiak i AAK-së vjen vetëm një ditë para përfundimit të afatit për përpilimin e listës së kandidatëve për deputetë, e cila duhet të dorëzohet në KQZ më së largu deri nesër para mesnatës.

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së pritet të diskutohen edhe përgatitjet finale për Kuvendin Zgjedhor të partisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Kosovës do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore gjatë…