Hasani: Jam propozuar nga Dega e PDK-së në Prizren që të jem kandidat për deputet
12 maj 2026
| 10:45
Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Nait Hasani, ka konfirmuar se është propozuar nga dega e Prizrenit për të qenë pjesë e listës për deputet në zgjedhjet e 7 qershorit.
Hasani ka thënë se kandidatura e tij ka ardhur si propozim nga struktura e Degës së PDK-së në Prizren, ndërsa ka shtuar se beson që do të jetë pjesë e listës zyrtare të subjektit politik për këto zgjedhje.
Ai po ashtu ka thënë se nga Dega e Prizrenit i janë dërguar qendrës 7 kandidatë për deputetë.
“Jam propozuar nga Dega e Prizrenit dhe besoj se do të jem pjesë e listës së PDK-së për zgjedhjet e 7 qershorit”, ka deklaruar Hasani. /Indeksionline



