Bashkëshortja e Kanye West nuk di të ndalet, rikthehet në stilin e saj provokues (FOTO)

13 maj 2026 | 11:27

Bashkëshortja e Kanye West, Bianca Censori, ka tërhequr sërish vëmendjen në rrjetet sociale, duke publikuar një foto të guximshme në llogarinë e saj personale në “Instagram”.

31-vjeçarja pozoi me geta gri poshtë një monokini të zi, që linte shumë pak vend për imagjinatën. Censori e kompletoi pamjen me këpucë me taka të larta.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që bashkëshortja e reperit të famshëm zgjedh një stil të ngjashëm.

Në prill, ajo ishte fotografuar në Los Angeles me një body nude mbi një palë geta metalike ngjyrë argjendi, një paraqitje që gjithashtu tërhoqi vëmendje.

Megjithatë, në fund të muajit të kaluar, ajo u pa me një stil krejtësisht ndryshe gjatë pjesëmarrjes si anëtare jurie në një aktivitet universitar në New York City.

Aty veshi një kombinim e gjitha me të zeza, me golf, xhaketë, fund midi lëkure dhe çizme të gjata.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipe Mehmeti-Selimi në zgjedhjet e 7 qershorit sërish do të…