Rilind Gërvalla emërohet ushtrues detyre i drejtorit të RTK 1
13 maj 2026
| 17:47
Rilind Gërvalla është emëruar ushtrues detyre i drejtorit të kanaleve në gjuhën shqipe RTK 1, RTK 3 dhe RTK 4 pas miratimit nga bordi i RTK-së të propozimit të ushtrueses së detyrës së drejtoreshës së RTK-së, Zana Spahiu.
“Mendoj që të gjitha pozitat duhet te plotësohen me konkurs të rregullt. Mendoj që janë mjaftueshëm që këta persona te jenë në ekipin tim tash për tash”- tha ajo. Propozimi u miratua me 9 nëntë vota për nga bordi i RTK-së. Bordi i Radiotelevizionit të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e radhës sot më 13.05.2026, të dytën që nga funksionalizimi i tij me anëtarët e rinj.



