MINT publikon çmimet, ja sa do të jetë nafta sot
14 maj 2026
| 11:03
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT) ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës, të cilat do të vlejnë për datën 14 maj 2026.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës (dizelit) është caktuar në 1.59 euro për litër, ndërsa benzina do të shitet deri në 1.49 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i gazit është përcaktuar në 0.76 euro për litër.
Autoritetet kanë bërë të ditur se këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00.



