Ademi e Duka në përkrahje të Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s

15 maj 2026 | 14:38

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka postuar një fotografi me presidentin e FSHF-së, Armand Duka në “Facebook”, duke theksuar se janë në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s.

“Bashkë me Armand Dukën, presidentin e FSHF-së dhe zv/Presidentin e UEFA-s në përkrahje të Aleksandër Çeferinit edhe për një mandat tjetër në krye të UEFA-s. Vendimi për mbështetjen e Çeferinit u mor në nivel federatash, në takimin e përbashkët për strategjinë e futbollit kombëtar”, ka shkruar Ademi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas tenderit për shtypjen e fletëvotimeve, broshurave të kandidatëve dhe…