Të dielën luhen të gjitha ndeshjet e xhiros së 34-t në Superligë

15 maj 2026 | 16:33

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 34-t në Superligën e Kosovës.

Në orarin e publikuar në sajtin zyrtar të FFK-së është bërë me dije se të gjitha ndeshjet e kësaj xhiroje do të luhen në ditën e njëjtë dhe do të fillojnë në orën e njëjtë. Pra, kjo xhiro do të zhvillohet të  dielën, ndërsa ndeshjet do të fillojnë nga ora 16:00.

Të gjitha ndeshjet pritet të jenë interesante, duke pasur parasysh se vazhdon gara për mbijetesë kur kanë mbetur edhe tri xhiro deri në fund të sezonit.

Malisheva – Drenica, Dukagjini – Drita, Prishtina – Ferizaj, Gjilani – Llapi dhe Ballkani – Prishtina e Re, janë çiftet e xhiros së 34-t në elitën e futbollit të Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) është mbledhur të premten…