Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që lëvizin me rroba banjo jashtë plazhit

17 maj 2026 | 18:40

Kryetarja e Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ivana Popoviq, njoftoi se në seancën e fundit, u miratua një rregullore e re mbi sjelljen në zonat publike me qëllim ruajtjen e rendit, etikës dhe imazhit të qytetit.

Sipas këtij vendimi, ndalohet lëvizja me rroba banje ose me trup pjesërisht të zhveshur jashtë zonave të plazhit dhe të notit, shkruan abcnews.al.

Ndalimi vlen për: rrugët, sheshet, shëtitoren, parqet, zonat e këmbësorëve dhe zonat e gjelbra. Shkelësit i nënshtrohen gjobave prej 350 deri në 500 euro.

“Rregullorja u miratua me qëllim ruajtjen e rendit, një kulture sjelljeje dhe respektimin e hapësirave të përbashkëta publike”, shtoi Popoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-hetuesja në Tribunalin Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë, Nevenka Tromp për…