Studime historike dhe burime arkivore: Më 21 dhe 22 maj promovohen dy libra të Prof. Dr. Eqrem Zenelajt për Epirin dhe Papën shqiptar Klementi XI
Në Prishtinë do të promovohen dy libra të autorit Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, ku do të prezantohen dokumente dhe materiale arkivore që, sipas autorëve, hedhin dritë mbi historinë shqiptare dhe identitetin e Epirit.
Promovimi i parë do të mbahet më 21 maj 2026, në ora 17:00, në sallën e madhe të Hotel “Sirius” në Prishtinë, ku do të prezantohet libri “Epirus Hodie Vulgo Albania – Epiri ose sot e quajtur Shqipëria”, me autorë Prof. Dr. Eqrem Zenelaj dhe Dr. Stefan Pinguli nga Tirana.
Sipas njoftimit të Prof. Zenelaj, libri përmban dokumente dhe dëshmi historike që, sipas autorëve, argumentojnë se Epiri është Shqipëri dhe se epirotët janë shqiptarë.
Në panelin e promovimit do të marrin pjesë Prof. Dr. Eqrem Zenelaj, Dr. Stefan Pinguli, Docent Sazan Guri dhe personalitete të tjera.
Ndërkaq, promovimi i dytë do të mbahet më 22 maj 2026, në ora 12:00, në sallën e madhe të Katedrales në Prishtinë, ku do të promovohet libri “Papa Shqiptar – Klemens XI Albani”, me autorë Prof. Dr. Eqrem Zenelaj dhe Dod Luli.
Recensent i këtij libri është Univ. Dr. Richard Potz, ndërsa autori ka bërë të ditur se gjatë promovimit do të prezantohen edhe materiale interesante dhe arkivore që nuk janë parë më parë.
Autorët kanë njoftuar se të interesuarit mund t’i porosisin librat përmes Facebook-ut ose t’i marrin gjatë promovimeve në Prishtinë.





