Fillon dezinsektimi i zonave endemike për parandalimin e EHKK-së

18 maj 2026 | 13:07

Në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e Etheve Hemorragjike Krime Kongo (EHKK), ka nisur zyrtarisht fushata e dezinsektimit të zonave endemike në Komunën e Malishevës.

Ky proces synon parandalimin e kontaktit me rriqra, të cilët janë bartësit kryesorë të virusit të EHKK.

Për të parë mbarëvajtjen e punimeve në terren, procesin e ka vizituar kryetari i Komunës, Ekrem Kastrati, i shoqëruar nga zyrtarët e shtabit emergjent.

Kastrati vlerësoi punën e të gjithëve që janë të angazhuar dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të Strategjisë Nacionale për parandalimin e EHKK-së.

“Jemi të përkushtuar maksimalisht për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë. Falënderoj të gjithë ata që janë të angazhuar në këto fushata dhe u bëj thirrje banorëve që të vazhdojnë të zbatojnë masat mbrojtëse me kujdes të shtuar”, u shpreh Kastrati.

Dezinsektimi është vetëm një nga hallkat e planit operativ, apo strategjisë nacionale për luftimin dhe parandalimin e EHKK. Paraprakisht janë zhvilluar edhe fushatë e gjerë e vetëdijesimit, pastaj repelimi i kafshëve dhe në vazhdimësi bëhet trajtimi i rasteve të thumbimeve nga rriqrat.

Shtabi komunal për menaxhimin e situatës me EHKK, ju bën thirrje qytetarëve që të jenë të kujdesshëm gjatë lëvizjeve në natyrë dhe të lajmërohen menjëherë në qendrat mjekësore në rast të pickimeve nga rriqrat.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar pamje të tjera nga aksidenti tragjik në Dolls…